Tottenham fiton derbin londinez, Arsenali ka probleme

Tottenham ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Premier League.

Një ndeshje ku skuadra e Arteta kishte kontrollin më të madh të topit, por 3 pikshi shkoi për “Spurs”. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me anë të Alexandre Lacazette (16’).

Por festa nuk zgjati shumë. Pas një pasimi jo të mirë të Kolasinac, dhe një vrapim ‘të lodhur’ nga David Luiz, vendasit barazuan me Son Heung-min (19’).

Goli i fitores për skuadrën e Jose Mourinho nuk erdhi deri në minutën e 81’, kur me kokë realizoi Toby Alderwiereld (81’).

Pas kësaj fitore, Tottenham ngjitet në vendin e 8-të duke grumbulluar 52 pikë, ndërsa Arsenali pozicionohet në vendin e 9-të me 50 pikë.