Rakitic thotë se do ta mendonte kalimin tek Inter Miami

Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic ka folur për një të ardhme të mundshme në Amerikë tek Inter Miami i David Beckham.

“Është e qartë se futbolli po tërheq më shumë njerëz çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Rakitic për Mundo Deportivo.

“Është fantastike, jam shumë i lumtur që po ndodh. Është një ndjesi speciale të shikosh sesi futbolli mund të rritet dhe të zhvillohet atje. Nëse shikoj një ndeshje të MLS-së, i them vetes: “Po, dua ta shikoj me kënaqësi”.

Rakitic tek Inter Miami? “Të shohim. Nëse do të më telefononte Beckham…”,

Kroati në të kaluarën ka thënë se do të respektonte kontratën që ka me Barcelonën dhe më pas do të kërkonte një ekip të ri.