Alfred Cako sfidon Silva Binon: Vij në spitalin Covid pa maskë, më lini të hetoj

Debati i gjerë që bëhet edhe në vendet e tjera në mbarë botën ka shpërthyer edhe në Shqipëri dhe tema është ‘skeptikët që nuk besojnë tek koronavirusi dhe beteja e autoriteteve shëndetësore për ti ndërgjegjësuar qytetarët e tillë’.

Por në Shqipëri mes dy personazhe të njohura, ky debat është bërë interesant për vetë faktin e personave të përfshirë, por edhe sfidave që i kanë hapur njëri-tjetrit.

Disa ditë më parë, i njohur me termin ‘konspiracionist’, Alfred Cako deklaroi se në Spitalin Infektiv po infektoheshin vetë pacientët, ndërsa shtonte se ka marrëveshje të fshehta për të mos lejuar daljen e informacioneve.

Kësaj deklarate iu përgjigj nga shefja e ISHP-së, Silva Bino e cila e ftonte Cakon që të shkonte vetë te Infektivi dhe të investigonte, pasi sipas saj ai ‘fliste lloj lloj gomarlliqesh nga kolltuku

Statusi i Silva Binos: Kur mediat pomovojnë idiote. Te shkoje ky zoteria po qe i zoti vete tek Infektivi mqs qenkan rrena e te investigoje. Atje punonjesit rropaten perballen me rrezikun e njerezit perpeliten e perpiqen te mbijetojne ky ben lloqe cdo te premte se ja lejojne televizionet dhe e promovojne mediat se duket bukur.

Mediat po ashtu promovojne njerez qe se kane pare noj here pacientin e infektuar apo se dijne nga bie virusi po bejne teori e politike populiste per te promovuarveten duke folur lloj lloj gomarlleqesh nga kolltuku.

Ndërkohë, Cako i është përgjigjur Binos me anë të një mesazhi se e pranon sfidën dhe ku i kërkon ta lejojë të futet në spitalin Infektiv me një mjek të fushës, pa mjete mbrojtëse.

‘Jam dakord të vij pas sfidës tuaj publike të vij e të investigoj të vërtetën tek Infektivi megjithë mjekun Andi Nikolla të lëvizjes No Vax Albania. Mund të vijmë pa maska te pavioni i CV19 dhe do intervistojmë të sëmurët. Më ktheni përgjigje.’ i shkruan Cako, Silva Binos në rrjetin social Facebook.