Ish-futbollisti i kombëtares rezulton pozitiv me koronavirus
Futbollisti shqiptar i Petrolul Ploeshtit në Rumani, Armando Vajushi ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Media vendase “Pro Sport” raporton se ish-futbollisti kombëtares shqiptare së bashku me 6 antarë të tjerë të klubit rumun (5 futbollistë dhe një pjesëtar i stafit teknik) janë infektuar me koronavirus.
Për rrjedhojë keta persona nuk janë lejuar të marrin pjesë në sfidën e djeshme kundër Rapidit të Bukureshtit.