Kukësi - Teuta/ 'Je burrë a s’je burrë?', Aleksi shpërthen në sharje ndaj arbitrit
Sfida mes Kukësit dhe Teutës, e vlefshme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore është shoqëruar me një episod sharjesh në fushë.
Me mungesën e tifozëve dhe zhurmës që shkaktojnë në mbështetje të ekipeve të tyre lojtarët tashmë janë lehtësisht të dëgjueshëm kur flasin në fushë.
Lojtari i Durrësit, Albano Aleksi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën e Teutës me 10 lojtarë.
“Je burrë a s’je burrë. Pse je bërë frikacak," dëgjohet t’i thotë Aleksi, Jorgjit. Ndërkohë që nuk kanë munguar as sharjet.