Femrat/ Vllaznia shpallet kampione për vitin e 7-të radhazi

Vllaznia e femrave është shpallur zyrtarisht kampione e Shqipërisë.

Skuadra shkodrane e mbylli kampionatin kombëtar të futbollit për femra në krye të renditjes me 52 pikë pas 18 javësh.

Në një kohë që titullin e kishte siguruar që në javën e parafundit, Vllaznia triumfoi edhe në ndeshjen përmbyllëse të sezonit duke mposhtur Tiranën AS me rezultatin 4-1 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Për t’u theksuar fakti që skuadra e Vllaznisë për femra fiton titullin e shtatë kampion radhazi.