ZYRTARE: Kjo është skuadra e parë që bie nga Premier League

Norwich City është skuadra e parë e këtij sezoni që bie nga Premier League.

Me humbjen 0-4 në shtëpi nga West Ham United, Norëich City nuk ka mundur të mbijetojë në elitën e futbollit britanik.

Skuadra e drejtuar nga gjermani Daniel Farke, ka pasur një sezon të dobët pasi në 35 javë ka grumbulluar vetëm 21 pikë.

Se cilat skuadra do t’i bashkohen në Championship, mbetet të shihet, me Aston Villan dhe Bournemouth që janë shumë të rrezikuara.