Rama: Mos na nxisni kundër asaj marrëveshje që e bëmë për ju

Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale ndaj opozitës.

Në një koment të shkurtër, Rama thotë se opozita mori atë që deshi.

“Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit: Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne!

Ne s'donim e s'duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo,pasi morët gjithçka deshët!

Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t'u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë,nuk i merrni dot!

Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju, po na lini ta votojmë...”, shkruan Rama.