A do mbyllen autobusët të hënën? Përgjigjet kreu i Transportit Qytetas

“Nëse nuk realizohen brenda fundjavës, kërkesat e Transportit Publik drejtuar qeverisë, nuk do të ketë më autobuzë  të hënën në qarkullim?” - Kjo ishte pyetja që iu drejtua nga SYRI.TV, z. Rexhin Qoshja, kryetar i shoqatës së Transportit Qytetas, në një intervistë me telefon.

Dhe Qoshja deklaroi: “E shoh pak të vështirë që të ketë, për sa kohë që operatorët nuk kanë mundësi të paguajnë karburantin, pa llogaritur shpenzimet e tjera si rroga....”

Ndiqni intervistën e plotë në SYRI.TV.