U rrah brutalisht nga 'Rustem pasha', për herë të parë fotot rrënqethëse të Deniz Bulutsuz

Ditë më parë një skandal lidhur me një prej aktorëve më të njohur turq pushtoi mediat turke.

Ozan Guven i njohur prej rolit të Rustem Pashait në serialin e madhërishëm akuzohet se ka rrahur të dashurën e tij,  Deniz Bulutsuz.

Gjithashtu ditë më parë gjykata mori dhe vendimin për aktorin turk.

Atij nuk i lejohet për 4 muaj ti mos i afrohet të dashurës së tij as në ambjentin e punës dhe as afër shtëpisë ku ajo banon.

Dhe së fundmi në mediat turke po qarkullojnë foto rrënqethëse të Deniz ku shihen hematoma dhe çarje në trupin e saj nga dhuna e ushtruar.

Dhe pse foto janë dëshmi e gjallë Ozan Guven vazhdon me pretendimin se kjo nuk është e vërtetë dhe ky incident është krijuar për ti prishur karrierën.