Beogradi në flakë/ Mediat: Ushtria refuzoi urdhrin për shtypjen e protestave

Policia u përplas sërish me protestuesit në Beograd, teksa u shënua nata e tretë e protestave të dhunshme.

Demonstruesit vazhdojnë të sfidojnë urdhrin që ndalon grumbullimin e njerëzve.

Edhe këtë herë, protestuesit sulmuan godinën e parlamentit, duke tentuar që të futen brenda.

Policia qëlloi me gaz lotsjellës dhe përplasja u zhvendos në rrugë.

Ndërkohë portali Nova në Serbi raporton se ushtria ka refuzuar urdhrin për të marrë pjesë në shtypjen e protestave. Portali shkruan se refuzimi ka ardhur nga Brigada e 63-të e Parashutistëve.