‘Mos tregoni që jeni të infektuar’: Ç’po u ndodh mjekëve në Berat

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë zë, shqetësimit të madh të banorëve të qytetit të Beratit, të cilët kanë mësuar se ka të infektuar në radhët e Shëndetit Parësor, por që nuk karantinohen për shkak të presionit që iu bën drejtori i tyre.

Berisha akuzon qeverinë për përhapje “narkoshtetërore” të infeksionit dhe ka publikuar mesazhin, e dërguar nga një qytetare. “Denoncon heqjen e karantinës për personat e infektuar nga COVID-19!- shkruan Ish-Kryeministri. -  Kjo është rruga e përhapjes narkoshtetërore të infeksionit. Lexoni denoncimin qytetarit dixhital.”

Përshëndetje Doktor.

Unë që po të shkruaj jam një emigrante nga Berati me banim në Londër që kam ardhur në Berat për të parë familjen.

Më bën përshtypje që në këtë kohe virusi, personeli i shëndetit parësor i infektuar më shumë se gjysma, nuk karantinohen.

Drejtori institucionit iu bën presion që të mos tregojnë dhe nuk kanë as dizinfektim e punonjësit punojnë pa maska.

Ky institucion po përhap infeksion.

Të lutem publikoje, sepse këtu njerezit paskan frikë të flasin. Me nderime.