VIDEO/ Besi dhe Xhensila vërtetuan edhe njëherë se kanë mbetur fëmijë në shpirt

Çifti shumë i njohur i showbiz-it shqiptar, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, janë tepër aktivë në rrjete sociale.

Ata bëjnë thuajse gjithmonë pjesë të përditshmërisë së tyre edhe ndjekësit, duke ndarë foto e video nga momentet  së bashku.

Ditën e djeshme, këngëtarja ka tërhequr vëmendjen me disa video ku shfaqet me Besin pranë një burimi uji.

Dyshja ka bërë atë që do të bënte çdo fëmijë i gëzuar, kanë nisur të luajnë me ujin dhe kanë lagur njëri-tjetrin.

Ata qeshin me të madhe teksa argëtohen së bashku, ndërsa dikush nga larg i filmon pa mendje.

Këtë video e ka ripostuar edhe Besi në InstaStory, i cili krahas saj shkruan me humor: “Ça kalamojsh”.