E shtunë, vazhdon rritja e temperaturave

Sot moti do të vijojë me diell dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore në mesditë ku në Alpe do të ketë rreshje shiu të izoluara.Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  17/33°C

Zonat e ulëta  18/36°C

Zonat bregdetare 22/34°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari