Listat e hapura/ Gjiknuri: Sjellin korrupsion të mirëfilltë dhe njerëz problematikë

Në 9 qershor, Damian Gjiknuri kreu i komisionit të reformës zgjedhore, do të fliste për listat e hapura dhe do të këmbëngulte në faktin që PS-ja është kundër kësaj kërkese.

Ende nuk dihet se cili është mendimi i tanishëm i Gjiknurit, por Edi Rama ka ndërruar mendim, pasi me anë të hapjes së listave kërkon të bllokojë dhe koalicionet parazgjedhore, diçka që po kundërshtohet fuqishëm nga ndërkombëtarët.

Në intervistën e dhënë për ‘Provokacia’, Gjiknuri i cili i njeh mirë ‘çunat problematikë’, do të thoshte se listat e hapura mund të fusnin në Kuvend, njerëz me para dhe musku.

‘Nuk i takon mazhorancës që të imponojë sistemin. Listat e hapura kanë dy veti negative: Elitat do t’i godasin. E pamë katalogun te PD. E dyta, mund të ndodhë që personazhe me para edhe muskuj të jenë fitues. Kujtoni këshilltar bashkiakë kur kishin marrëveshje…’, shtoi Gjikunuri.

Edhe në Vizion+ në 19 qershor, Damian Gjiknuri do të mbante sërish këtë mendim.

‘Opozita brenda në Parlament ka insistuar tek listat e hapura. Ne si mazhorancë nuk kemi qenë për lista të hapura. Mund të vijë një moment kur do të pendohen për listat e hapura.

Shiko Kosovën, si zhvillohen zgjedhjet në Kosovë. Do të degradohej menaxhimi, do të jetë një korrupsion i mirëfilltë, do të hyjnë njerëzit më problematikë që nuk do jua marrë mendja, Demokracia popullore sjell edhe produkte që nuk pëlqehen.

Kjo sjell destabilitetin. Kosova nuk bën dot qeveri. Ne nisemi vetëm nga një situatë e caktuar politike’, tha Gjiknuri gjatë emisionit ‘Kapital’ në ‘Vizion Plus’ ne 19 Qershor.