VIDEO/ Rasti i artë për Partizanin, Doka bën heroin

Po luhet në këto momente ndeshja midis Partizanit dhe Tiranës (1-0), e vlefshme për javën e 33-të në Kategorinë Superiore.

Në minuan 82’ Partizani humbi një mundësi të mirë për të dyfishuar rezultatin. Bardhi del i vetëm përballë Ilion Likës, por në momentin e fundit vonohet, duke u ndalur nga Doka me sparakatë. Vendimtare ndërhyrja e mbrojtësit të Tiranës.