Infeksioni përhapet në spital, dy persona nisen me urgjencë drejt Infektivit

Dy raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar mbrëmjen e së premtes në Elbasan. Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua rreth 50-55-vjeçarë.

Dy rastet janë përcaktuar gjatë ekzaminimit të mushkërive me skaner. Po ashtu, raportohet se ka dyshime që dy rastet e reja të jenë infektuar në Spitalin e Elbasanit dhe kthehen kështu në një vatër të re infeksioni.

Si pasojë e gjendjes së rënduar, dy prej të infektuarve në qytet po dërgohen me ambulancë drejt Infektivit në Tiranë.

Drejt Infektivit është dërguar një nga personat që u konfirmua në mbrëmje si dhe një tjetër i konfirmuar më herët gjatë ditës.