Soromani braktis ekipin në derbi

Adolfo Soromani nuk do të jetë në krye të pankinës së Partizanit në ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Tiranës.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se trajneri nuk ka pranuar të drejtojë skuadrën, pas rasteve me koronavirus në ekip. Tek Partizani rezultuan 5 lojtarë me koronavirus.

Në krye të pankinës së të “kuqve” do të jetë zëvendës trajneri, Renaldo Kalari. (supersport)