Pas 3 vitesh mungesë, De Biasi pranë firmës me përfaqësuesen...

Gianni de Biasi është gati që të kthehet në stol dhe do ta bëjë ndoshta te Azerbajxhani.

Ish-trajneri i Shqipërisë, nuk ka marrë drejtimin e asnjë ekipi, duke mos besuar në projekte afatshkurtra, siç shpesh e ka përsëritur.

Ish trajneri kuqezi, që dikur ka drejtuar edhe Modena, Torino dhe Udinese në Itali, pati këtë mëngjes një videokonferencë me drejtuesit e Federatës Azere.

Më vonë, Komiteti Ekzekutiv u mblodh: “Duke marrë parasysh situatën e lidhur me pandeminë COVID-19, duhet të nënshkruhet një marrëveshje me Gianni De Biasi, i cili do të emërohet kryesues i ekipit kombëtar nëse ai pranon kushtet që janë vendosur mbi të. Bisedimet për përcaktimin e kushteve të marrëveshjes do të vazhdojnë nëse arrihet një shumicë votash në Komitet. Arif Asadov duhet të emërohet zv/trajner”.