EMRI/ Mashtroi me 3 mijë euro avokatin, ekstradohet shqiptari nga Franca

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Franca shtetasin, Ilir Kello, 45 vjeç.

Ky i fundit është dënuar në mungesë me 6 vite burgim nga autoritetet e drejtësisë, pasi akuzohet për mashtrim për një shumë prej 3 mijë eurosh.

Ilir Kello ka patur probleme me një avokat duke e mashtruar atë për shumën e parave.

Interpoli ka bërë të mundur ekstradimin e tij nga Franca drejt Shqipërisë .