Detajet/ Si u mbyt pushuesi nga Kosova në sytë e të vëllait që nuk mundi ta shpëtonte

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e pasdites në plazhin e Shëngjinit ku një pushues nga Kosova, humbi jetën.

Sipas burimeve mediatike, i riu u mbyt të Rana e Hedhun në Shëngjin.

Mësohet se ka qenë një gropë në det ajo që i ka marrë jetën pushuesit, 34 vjeçar nga Ferizaj.  

Bashkë pushuesin që humbi jetën ka qenë edhe një shok i tij, i cili është munduar që ta shpëtojë.

E gjithë skena tragjike mësohet se është parë nga bregu edhe nga vëllai i viktimës.