Peka: Nëse Rama ndryshon Kushtetutën me Murrizin, ai duhet rrafshuar

Gazetari Çim Peka është treguar i ashpër nga studio e SYRI TV, në lidhje me nismën e Edi Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore.

Sipas Pekës, nëse Rama ndryshon Kushtetutën me Myslym Murrin dhe deputetët e tjerë, ai duhet rrafshuar, siç duhej të ndodhte para 30 qershorit të 2019.

Nëse Edi Rama do të tentojë të ndryshojë Kushtetutën me Myslym Murrizin dhe deputetët e tij, ai duhet rrafshuar.

Duhet bërë ajo që duhej bërë para 30 qershorit.

Para atyre zgjedhjeve, Rama duhej që të rrafshohej, nuk duhej lënë të shkonte në zgjedhje.

Edi Rama është veç i çmendur.

Edi Rama nuk mund të bëjë qesharak dot numrin 2 të SHBA-së, Mike Pompeon i cili doli dhe përshëndeti marrëveshjen politike të Reformës Zgjedhore.

Nëse Edi Rama e çon çmendurinë e tij deri në fund, Basha nuk mund ta shuajë më zjarrin’, - tha Peka në SYRI TV.