Drejtori sportiv i Werder zbulon të ardhmen e Milot Rashicës

Drejtori sportiv i Werder Bremen, Frank Baumann, doli në një konferencë për shtyp, ku foli mbi shumë tema. Një ndër to ishte edhe ajo mbi të ardhmen e Milot Rashicës, i cili kërkohet nga shumë klube europiane.

Baumann u shpreh se Miloti e ka informuar klubin se dëshiron të largohet këtë verë.

Baumann zbuloi se Werder është në bisedime me një klub për sulmuesin shqiptar. “Përveç Rashicës që dëshiron të bëjë hapin e madh në karrierë dhe na ka njoftuar largimin, asnjë lojtar tjetër nuk ka shprehur dëshirën për largim. Ka bisedime me një klub, por ka edhe klube të tjera të interesuara për Rashicën.

Ai na ka lajmëruar se nuk do të jetë më me ne sezonin tjetër”.