Abilekaj: Balla po blen Murrizin dhe mbetjet, paratë po i shpërndan te lokali i Mond Begos

Gazetari dhe analisti Enton Abilekaj ka hedhur akuza bombë ndaj mazhroancës së Edi Ramës dhe numri dy të PS-së, Taulant Balla.

Gjatë një interviste të dhënë për SYRI TV, Enton Abilekaj është shprehur se Taulant Balla po blen Myslym Murrizin me para të thata dhe paratë po i shpërndan tek lokali i Edmond Begos.

‘Taulant Balla po ble Myslym Murrizin dhe mbetjet e tjera në Kuvend, me garant Edmond Begon.

Kam prova që paratë po i shpërndan vetë Taulant Balla në lokalin e Edmond Begos.

Murrizi me shokë janë llumi i kuvendit që paguhen me paratë e Ballës’, tha gjatë Enton Abilekaj gjatë intervistës në SYRI TV.