Roboti prind, kompania krijon djepin me inteligjencë artificiale

Një kompani teknologjie në San Francisco ka gjetur një mënyrë për të ndihmuar foshnjat që të flenë pa zgjuar prindërit gjatë gjithë natës.

I përshkruar si një ‘gardian foshnjash’, djepi është i pajisur me sensorë që ndiejnë lëvizjet dhe mikrofonë për të kuptuar nëse fëmija është në gjumë apo jo.

Kur fëmija të zgjohet, programi i inteligjencës artificiale ndizet dhe fillon të tundë djepin.

Me kalimin e kohës, sistemi do të mësohet me mënyrën si fëmija fle.

Kështu ai do të ketë mundësinë të përshtasë tundjen në bazë të kohës, kur ai mund të zgjohej.