Italia përpilon listën me shtetet që ju ndalon hyrjen, ja vendet nga Ballkani

Italia të enjten ndaloi hyrjen të njerëzve që vinin nga 13 vende për të cilat tha se paraqisnin një normë të tepruar të infeksioneve COVID-19.

Lista e përpiluar nga ministria e shëndetësisë përfshin Armeninë, Bahrein, Bangladeshin, Brazilin, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kilin, Kuvajtin, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Oman, Panama, Peru dhe Republika Dominikane.

Ndalimi prek të gjithë ata që kanë qëndruar brenda ose kanë udhëtuar nëpër këto vende në 14 ditët e fundit, tha në një deklaratë Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.

Udhëtarët nga të gjitha vendet e tjera jashtë Bashkimit Europian dhe zona e lëvizjes së lirë të Shengenit mund të vijnë në Itali, por duhet të realizojnë 14 ditë karantinë pas mbërritjes.

“Rreth botës pandemia është në fazën e saj më të mprehtë. Ne nuk mund t’i humbim sakrificat që kanë bërë italianët muajt e fundit,” tha Speranza.

Italia ishte vendi i parë europian që u godit fort nga koronavirusi pasi shpërthimi i tij u shfaq për herë të parë në 21 shkurt.

Ajo ka regjistruar pothuajse 35,000 vdekje, por raportet ditore të vdekjeve dhe infeksioneve të reja janë zvogëluar.

Të enjten Agjencia e Mbrojtjes Civile raportoi 12 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, nga 15 të një dite më parë, ndërsa rastet e reja u rritën në 229 nga 193. (Reuters/Scan)