Pneumonia e panjohur vdekjeprurëse godet Kazakistanin

Kazakhstani po përballet me një pneumoni të panjohur, shumë më të rrezikshme se koronavirusi, pretendon Kina.

Ky lajm vjen pasi autoritetet kazake kanë pranuar një ‘valë të dytë’ të COVID-19, por dhe një rritje të ndjeshme në rastet me pneumoni.

Ministria kazake e shëndetit këmbënguli të premten se pretendimet e Kinës mbi pneumoninë nuk ishin të vërtetë, pavarësisht rritjes drastike në raste.

Vendi tashmë është futur dhe njëherë në karantinë.

Ministria e shëndetit zbuloi që ka regjistruar më shumë se 32,000 raste pneumonie në qershor dhe 451 vdekje.

Numri i rasteve me koronavirus është 53,021 dhe 296 raste vdekje.