Kurbin/ I vë flakën makinës së kushëririt, prangoset nga policia

Një person është arrestuar nga policia në Kurbin, pasi i ka djegur makinen kushëririt. Burimet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjorem.

Mësohet se dy kushurinjtë  jane konfliktuar me njëri tjetrin. Konflikti ka agravuar deri në djegjen e mjetit, ndërkohe që policia pasi ka konstatuar ngjarjen ka arrestatuar A Hasani nga Gjormi, i cili është dhe autori i vënies se zjarrit të mjetit të kushuririt te tij.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur ditën e djeshme në ullishten e tyre ne Gjorem.