COVID-19/ Regjistrohen 1223 viktima në 24 orët e fundit në Brazil

Ende nuk ka asnjë shenjë të zbritjes së kurbës së koronavirusit në Brazil, ku Presidenti i Republikës, Jair Bolsonaro, gjithashtu u infektua kohët e fundit.

Gjigandi i Amerikës së Jugut ka regjistruar 1223 vdekje dhe 44.571 infeksione në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të Covid-19 në vend është rritur në 1.713.160, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 67.694.