FOTO/ Ja si do të jetë moti për të premten

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhshme.

Më poshtë keni parashikimin e motit për ditën e premte.

Temperaturat

Të premten temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 33°C

në vendet e ulëta: 18 / 35°C

në vendet malore: 13 / 29°C 

Reshjet

Të premten nuk priten reshje.

Era

Të premten era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Zjarret në pyje

Të premten pritet rrezik  ‘i moderuar’ pothuajse në të gjitha qarqet e vendit dhe rrezik ‘i ulët’ në qarkun Korçë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa qarqe pritet rrezik ‘i lartë’ vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Lezhë (Perëndim), qarku Durrës (Veri - Jug), qarku Tiranë (Jugperëndim).

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së shtunë.