Zidane konfirmon dëmtimin dhe mungesën e lojtarit kryesor të Realit

Marcelo nuk do të luajë të premten kundër Alavesit.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri Zinedine Zidane gjatë koferencës për mediat por tekniku nuk zbuloi cili lojtar do ta zëvendësojë.

Kush do të luajë në mbrojtje në krahun e majtë? “Marcelo ka pasur disa probleme të vogla me lëndim, shumë të vogël dhe për këtë nuk është stërvitur”, tha Zizu.

“Do të shohim këto ditë pasi Marcelo të kryejë ekzaminimet mjekësore, por si gjithmonë nuk do të ju them kush do të luajë në vend të tij”, tha Zidane.