VIDEO/ Ish-ministri i Ramës: E premtja dhe e hëna të jetë pushim për shtetin

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nuk i ka ndaluar propozimet e tij të çuditshme.

Nga foltorja e parlamentit Beqaj ka propozuar që administrata ta bëjë pushim të premten dhe të hënën, përfshirë të shtunën dhe të dielën që njihen zyrtarisht nga shteti.

Ai e justifikoi kë propozim me idenë se kjo do të shmangte ngarkesën e tepërt të turizmit përgjatë muajit gusht.

Ai u shpreh:

I kërkoj qeverisë nga sot deri në 14 shtator që fillon shkolla, të mund të marrë në konsideratë që në 2 ose 3 fundjava ta bëjë pushim premten dhe të hënën, që njerëzit të kenë mundësi për më shumë alternativa, të mos mbingarkojmë turizmin në gusht dhe t'i japim një ndihmë ekonomisë