FOTO/ Manuel Pellegrini emërohet trajner i ekipit spanjoll

Manuel Pellegrini rikthehet në bankinë. Trajneri kilian do të marrë drejtimin e skuadrës spanjolle, Real Betis.

Lajmi është bërë zyrtare në faqen zyrtare të spanjollëve.

“Manuel Pellegrini, trajner i Real Betis nga sezoni i ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Pellegrini së fundi ka qenë në krye të West Ham United, ndërsa në të kaluarën ka drejtuar edhe Manchester Cityn dhe Real Madridin.