FOTO dhe VIDEO/ Aksident i rëndë në Lezhë, pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur para një karburanti në Lezhë teksa tre të lënduar kanë mbetur nga përplasja e dy mjeteve dhe një motori.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme.

Ndërkohë siç shihet dhe nga foto zona e aksidentit është rrethuar dhe Policia është në vendin e ngjarjes.

Mësohet se të lënduar kanë mbetur një çift bashkëshortësh që udhëtonin me motor, nga të cilët gruaja është më rëndë për jetën dhe është në spitalin e Lezhës, si dhe një këmbësore e rastësishme.