Derbi në rrezik, dy lojtarë të Partizanit dyshohen me koronavirus

Partizani i ka provuar të gjithë të zezat këtë sezon, vetëm koronavirusi kishte mbetur pa e kapur, por edhe ai i ka trokitur në derë.

Sipas “Panorama sport” dy lojtarë të klubit kryeqytetas dyshohet se janë prekur nga virusi famëkeq Covid-19.

Në këto kushte rrezikohet zhvillimi i derbit të 10 korrikut.

Gjithçka do të vendoset pasi të kuqtë t’i nënshtrohen tamponit.