Spraj djegës në sy! Dallku mes ulërimave: Zoti ua marrtë hakun 10 herë më rëndë

Armend Dallku ka folur pas incidentit gjatë ndeshjes mes Gjinalit dhe Prishtinës.

Trajnerit të Prishtinës i është hedhur sprej në sy nga policia, pas një sherri të krijuar në mesin e fushës, pas përfundimit të ndeshjes.

“Është një sjellje kriminale, në fillim e arbitrave në fushë dhe më pas e atyre që më hodhën spraj në sy. Unë akoma tani nuk arrij të shoh mirë dhe nuk e kuptova pse duhej përdorur spraj ndaj meje, që po debatoja normalisht me arbitrat. Zoti ua marrtë hakun 10 herë më rëndë atyre që më trajtojnë kështu”, tha Dallku për mikrofonin e Supersport.