Chelsea në pole-position për transferimin e yllit të Bayern Leverkusen

Kai Havertz është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit gjerman. Paraqitjet e tij me fanellën e Bayern Leverkusen nuk kanë kaluar pa u vënë re nga skuadra të njohura evropiane, të cilat kanë shfaqur interes për shërbimet e 24 vjeçarit.

Vetë futbollisti është i hapur për transferimin në një skuadër tjetër gjatë merkatos së ardhshme.

 Sipas “Sky Sport” klube si Chelsea, Bayern Munich dhe Real Madrid janë duke bërë përpjekje për të firmosur me talentin e Leverkusen.

Po sipas kësaj medie raportohet se “Blutë e Londrës” janë në pole-position për të nënshkruar me Havertz, pasi edhe vetë futbollisti dëshiron kalimin në Premier League.

Sulmuesi 24 vjeçar vlerësohet nga Leverkusen me çmimin 90 milionë euro, mirëpo anglezët duan sërish ta ulin çmimin.