‘Serbia manipuloi rastet me COVID-19’/ Eurodeputetja akuza Vuçiç: E ke mendjen te pushteti, jo te shëndeti

Viola von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, ka akuzuar ashpër presidentin serb, Aleksander Vucic, për manipulim të shifrave të pandemisë.

‘Për përfitime elektorale para zgjedhjeve, kreu i shtetit ka gënjyer rreth rasteve me COVID-19 , ka shkruar Cramon në twitter.

“Duket se Vuçiç gënjeu rreth numrave të COVID-19 për të pasur ‘zgjedhje’ të qeta. Ai nuk mund të fshihet pas shtimit të rasteve të reja dhe njerëzit e dinë se për të, pushteti ishte më i rëndësishëm se shëndeti”, theksoi eurodeputetja.

Raportuesja për Kosovën Von Cramon, komentoi dhe protestat në Beograd kundër masave të reja kufizuese dhe dënoi dhunën brutale të policisë.