Tirana i kërkon FSHF-së të luajë në një orar me Kukësin
Tirana i kërkon Federatës Shqiptare të Futbollit që ndeshjet e saj t’i luajë në një ditë dhe një orë me Kukësin.
Pas uljes së diferencës në gjashtë pikë me Kukësin, Tirana i ka dorëzuar FSHF-së një shkresë ku kërkon që katër takimet e mbetura të saj t’i luajë në një orë dhe një ditë me verilindorët.
Kështu, Tirana luan të premten me Partizanin derbin e radhës, ndërsa Kukësi luan të shtunën me Teutën.
Bardheblutë duan që sfidat Partizani-Tirana dhe Kukësi-Teuta të luhen në orën 20:45 të premten ose të shtunën.