FOTO/ Ja si do të jetë moti për të enjten dhe të premten

Për ditët e Enjte dhe të Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorit përjashtuar vetëm vranësirat e pakta kalimtare, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-10m/s dhe më tepër do të ndihet përgjatë vijës bregdetare kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites.