Arta Marku kërkoi lirimin e Agim Kajmakut

Gjykata ka vendosur masën “arrest shtëpie”, për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun. 

Kajmakun u vu në prangat e policisë dy netë më parë pasi u paraqit në spitalin privat ‘Continental’ për shkak të komplikacioneve me shëndetin.

Ishin mjekët e spitalit që bënë të mundur dorëzimin e Kajmakut në polici, ndërkohë që pas disa muaj arrati u la sot i lire.

Prokurorja e çështjes Arta Marku ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje për shkak të gjendjes shëndetësore.

Marku ka kërkuar zbutje të masës së sigrurisë, duke argumentuar qëndrimin e saj për shkak të ndryshimit të rrethanave të ngjarjes.

Nga hetimet është vërtetuar se ka 15 vite që Kajmaku vuan nga diabeti.