Fituan 4-2 kundër Juves, ja çfarë shkruajnë lojtarët e Milanit

‘Shoku im më i mirë’ shkroi Ibrahimovic në llogarinë e tij në Instagram pas fitores me bardhezinjtë.

Në foton e publikuar ai shfaqet teksa vendos topin në vend dhe shënoi golin që nisi rikthimin e Milanit kundër Juventusit në San Siro.

Një tjetër lojtar i skuadrës së Milanit që shprehu gëzimin në rrjete sociale ishte dhe Frank Kessie, autori i golit të dytë të AC Milan.

‘Një rikthim fantastik.  Me të vertetë jam i lumtur për golin dhe fitoren. Vazhdojmë kështu’.

Gigio Donnnarumma komentoi kështu: Ne kurrë nuk heqim dorë’.

Raphael Leao autori i golit të tretë për Milan ndjehet krenar për shokët e tij.

'Krenar për shokët e mi’ shkroi në foton e publikuar.