Gruaja fiton gjyqin 2 milionë dollarësh, një mace zbuloi testamentin e humbur

Një grua ka fituar 2 milionë paundë pasi testament i vëllait të saj të vdekur u zbulua, kur një mace rrëzoi disa letra në dyshemenë e zyrës së përmbaruesit.

Gruaja dhe dy vëllezërit e saj zotëronin një pronë me vlerë 6 milionë dollarë.

Por kur vëllai humbi jetën, testamenti i tij nuk u gjet.

Kështu prona i kaloi së ëmës, e cila ia dha djalit më të madh.

Ishte zbulimi i bërë nga një mace në zyrën e përmbaruesit që më në fund vendosi drejtësi.