COVID-19/ Rritet numri i të infektuarve në Krujë

Është rritur numri i të infektuarve në Krujë.

Burimet bëjnë me dije se nga 32 tamponë që janë kryer një ditë më parë, janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 8 raste të reja.

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar 74 raste të reja duke e çuar në  3 038 numrin e përgjithshëm të të infektuarve dhe deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 81 persona.