Kryemadhi pozon mes të rinjve: Jeni kryefjala e LSI. Qeverisja e nesërme nis me ju

"Kryefjala e LSI-së janë të rinjtë". Kështu shprehet Monika Kryemadhi në postimin e saj më të fundit në Facebook. 

Teksa pozon mes të rinjve, kryetarja e LSI shprehet se, e ardhmja e të rinjve shqiptarë është vetëm Shqipëria.

"Motivim i jashtëzakonshëm për mua, energjia juaj. Kryefjala e LSI-së janë të rinjë! Qeverisja e nesërme do të fillojë me ju. Çdo problem i zgjidhur për të rinjtë është një ditë më e mirë për të gjithë Shqipërinë.

Nuk mund të ketë të ardhme tjetër për të rinjtë e këtij vendi përveçse atdheut të tyre", shkruan Kryemadhi në postimin e saj.