Meta: Liberalizimi i vizave për Kosovën mëse i merituar, vlerësoj gjestin politik të PE

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur gjestin politik të 42 anëtarëve të Parlamentit Europian në lidhje me liberalizimin e vizave, si një mbështetje të perspektivës europiane të këtij vendi.

‘Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, është mëse i merituar, dhe një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.

E përshëndes gjestin politik të 42 anëtarëve të Parlamentit Europian, në mbështetje të perspektivës europiane të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon!’