'Tokyo' publikohet nga Rina dhe Sin Boy

Janë bërë bashkë për një tjetër duet muzikor.

‘Tokyo’ quhet kënga më e re të cilën edhe kësaj radhe e kanë sjellur Rina Balaj dhe i dashuri i saj Sin Boy, shkruan Syri Kosova.

Për pak orë nga publikimi i saj, dyshja kanë pranuar vetëm komente pozitive, ndërsa kënga pritet të rezultojë e suksesshme.

Rina Balaj pritet që shumë shpejt ta publikojë duetin e shumëpërfolur me Enca Haxhinë, xhirimet e të cilit i kanë kryer në bregdetin shqiptar.