Gjiganti spanjoll ofron dy futbollistë e skuadrës plus para për Lautaro Martinez

Barcelona nuk ka ndërmend ta paguajë klauzolën e lirimit të Lautaro Martinezit me vlerë 111 milionë euro.

Drejtuesit e klubit katalanas së fundmi po mendojnë që të ofrojnë dy futbollistë plus para për sulmuesin argjentinas, por zikaltrit janë ende në dilemë.

Klauzola e Martinezit do të skadojë shpejt dhe Barcelona shpreson që të arrijë një marrëveshje personale me futbollistin për ta bindur që të transferohet në “Camp Nou”.

Lautaro ka impresionuar këtë sezon me Interin, ndërsa dëshirë e tij është e madhe që të bashkohet në një skuadër me Leo Messin.