Shtyhet seanca për Arbër Cekajn, gjobitet avokati Maks Haxhia

Është shtryrë për të disatën herë seanca gjyqësore për Arbër Cekajn.

Burimet bëjnë me dije se shtyrja e seancës ka ndodhur për shkak të mungesë së avokatit mbrojtës të të pandehurit, Maks Haxhia.

Sipas gjykates avokati Haxhia nuk ka paraqitur asnjë dokument për të justifikuar mungesën në seancën e sotme. Në lidhje me këtë mungesë mësohet se togat e zeza vendosen të gjobisin avoaktin Haxhia.

Çekaj është arrestuar në Gjermani për trafikimin e 613 kg kokaine mars të 2018, pasi kishte shkuar atje për të kërkuar azil me pretekstin se në Shqipëri i rrezikohej jeta. Drejtësia gjermane vendosi ta mbante në burg, duke kryer hetimet edhe për llogari të tyre, pasi dyshohej se një pjesë e kokainës kishte pikërisht Gjermaninë si destinacion.

Kokaina është gjetur e fshehur në banane, në portin e Durrësit, ngarkesë e cila po shoqërohej nga shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj të cilit u paraqitur për të kryer zhdoganimin.