Mbyllen pa u hapur mirë 3 lokale nate në Angli, klientët dolën të infektuar

Një numër lokalesh nate në Angli janë mbyllur pasi klientët rezultuan të infektuar me koronavirus.

Të paktën tre biznese njoftuan se i kishin mbyllur dyert përsëri, vetëm disa ditë pas rihapjes në fundjavë.

Ata ishin ndër qindra vendeve të takimeve, me sa duket pa problem në dukje - që mirëpritën klientët pas tre muajve pasi masat e bllokimit u lehtësuan.

Mirëpo turmat që hynë në to shkaktuan frikë dhe siç pritej, distancimi shoqëror nuk u mor parasysh.